Pas konsultimit me të gjitha strukturat dhe anëtarësinë e Alencës për Ardhmërinë e Kosovës – AAK, Dega në Gjilan, kemi marrë vendim që në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar të komunës së Gjilanit të mbështesim kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës z. Lutfi Haziri.
Përmes kësaj deklarate, Kryesia e Alencës për Ardhmërinë e Kosovës – AAK, dega në Gjilan konfirmon vullnetine të gjithë anëtarësisë së saj për mbështetje të fuqishme për z.Lufti Haziri, për Kryetar të Komunës së Gjilanit.
Pë Degën e AAK-së në Gjilan, nga sot z.Haziri është kandidat edhe i Alencës për Ardhmërinë e Kosovës, me bindjen se nga nesës do të jetë edhe Kryetar i Komunës së Gjilanit.
Vota e çdo anëtari të Alencës për Ardhmërinë e Kosovës- AAK, Dega në Gjilan, nga sot konfirmon Rreshtim të vullnetshm të elektoratit të saj pët mbështetje të plotë të z.Lutfi Haziri, i cili me datë 14 Nëntër 2021, përmes verdiktit të popullit do të jetë Kryetar i Komunës së Gjilanit.