AAK dega në Gjilan, përmes një komunikate në facebook, ka uruar kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hysenin, i cili fitoi garën për të parin e Gjilanit, ku ishte në balotazh me kandidatin e LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri.
AAK në Gjilan, në Balotazh ishte në mbështetje të kandidatit të LDK-së, z. Lutfi Haziri, në këtë mandat, AAK në kuvendin Komunal, do të përfaqësohet nga dy asamableistë.
Komunikata e plotë:
Urime kryetarit të ri të Gjilanit!
Urime qytetarëve të Gjilanit edhe për kulturën e lartë qytetare e demokratike që e treguan sot.
AAK siç e dini në këto zgjedhje ishte në mbështetje të kandidatit të LDK-së, z. Lutfi Haziri.
Në demokraci vendos qytetari, vullneti i qytetarëve ishte ky.
Faleminderit prej të gjithëve që na mbështetët!
Suksese z.Alban Hyseni, Shpresojmë më të mirën për qytetin tonë!
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Gjilan