Aleanca për Ardhnërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, dënon ashpër sulmin fizik ndaj ish-kreut të OVL UÇK-së, Ahmet Daku, në vendin e tij të punës.
Jemi të shqetësuar që në këto ditë kur i gjithë kombi shqiptar feston datat historike në të cilat janë bërë kthesa të mëdha kombëtare, të shohim dhunë dhe sulme fizike ndaj atyre që ishin pjesë e përpjekjeve për liri e pavarësi. Veprimet e tilla nuk janë pjesë e vlerave tona kombëtare e shtetërore. Për më tepër, bien ndesh me çdo vlerë të krijuar me shumë mund.
Ne, po festojmë nëntorin e përpjekjeve të mëdha për të krijuar shtet të pavarur, demokratik e ligjor. Pra, të gjitha paknaqësitë, mosmarrëveshjet, duhet të zgjidhen nëpërmjet organeve të drejtësisë. Andaj, inkurajojmë organet e drejtësisë që në mënyrë krejtësisht të pavarur dhe pandikuar ta zbardhin këtë rast.