Subjekti politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, cdo ditë e më shumë po hap degët e saja në diasporë duke dëshmuar se ky subjekt politik vazhdimisht është në krahë të bashkatdhetarve tanë kudo që gjinden ata.
Kryetari i AAK-së në Gjermani, Ukë Blakaj, ka theksuar se subjekti AAK është bërë adresa serioze për bashkatdhetarët.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për Gjermani është bërë adresë serioze për secilin bashkatdhetar. Mbështetja masovike për AAK-në në mërgatë u vërtetua edhe sot në takimin që u mbajt me bashkatdhetarë në Baden-Württemberg të Gjermanisë. Në këtë takim, ku ishte i pranishëm Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së për Republikën e Baden-Württemberg, Hamëz Agaj, u formua Nëndega për Pforzheim të Baden-Württemberg, me ç’rast u zgjodhën organet drejtuese të saj: Gjemajl Prokulluka- kryetar, Arjeta Neza- sekretare, Liridon Januzi- koordinator, Arsim Zeqiri, Arjeta Neza, Liridon Jonuzaj, Sadri Arifi, Jashar Pergjegjaj dhe Shpetim Kuqi anëtarë të kryesisë”.