Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka hapur sonte zyrtarisht fushatën zgjedhore në Prishtinë. Në këtë ngjarje, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se sonte ka nisur “diçka e madhe”, duke theksuar se fushata do të sjellë rezultate edhe më të jashtëzakonshme dhe një angazhim të fuqishëm për ndryshim.

