AAK-ja e nisi fushatën nga Prekazi, Haradinaj: Me këmbë të mbarë për Kosovën Fituese
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka nisur fushatën e saj sot nga Prekazi.
Lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj ka publikuar një video në rrjetin social Facebook ku shihen anëtarët e kësaj partie në vizitën e tyre në Prekaz.
“Me këmbë të mbarë, nga Prekazi për Kosovën Fituese!”, tha Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se me 12 janar në ora 13:30 në sallën 1 tetori në kryeqytet do të fillojnë fushatën zgjedhore.