Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt i ka kërkuar kryeministrit të ri, Albin Kurti, të mos e heq taksën për produktet e Serbisë, ndë të kundërtën nuk i kanë përjashtuar protestat.
Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë në një konferencë për media se partia e tij do ta kundërshton fuqishëm heqjen e taksës.
“AAK është e vendosur të shfrytëzoj të gjitha metodat demokratike. Nuk i përjashtojmë protestat dhe veprimet e tjera, sepse Kosova gabon rëndë nëse e heq taksën dhe ia lejon tregun Serbisë mbi 500 mijë euro”, ka deklaruar Lekaj.
Ai ka shtuar se taksa ka ndikuar edhe në politikat ndërkombëtare dhe se qeveria “Haradinaj” është tregu autonome që merr vendime vet, e jo duke biseduar me Beogradin, shkruan Reporteri.net.
Kurse Gazmend Abrashi ka thënë se parimi i reciprocitetit, është parim abstrakt, edhe as grupi parlamentar i tyre por sipas tij as qytetarët nuk e kanë të qartë çka kuptojnë me reciprocitet.
Ai ka thënë se taksa e ka sensibilizuar çështjen e Kosovës, dhe sipas tij këtë e dëshmon rikthimi në tavolinë në bisedimet Kosovë-Serbi i ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell dhe kancelares Angela Merkel.
Albena Reshitaj, nënkryetare e AAK-së ka thënë se partia e saj ka pas guxim atdhetar dhe intelektual për të qëndruar stoikisht çdo presioni kur është në pyetje e ardhmja dhe proceset pozitive të Kosovës.
Ajo ka thënë se partitë duhet të jenë bashkë kur është në pyetje e ardhmja e vendit. /Reporteri.net/.