Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan ka mbajtur mbledhjen e parë të kryesisë në përbërjen e saj të re.
Me formimin e kryesisë, AAK në Gjilan ka përmbyllur me sukses procesin e brendshëm zgjedhor në nëndegë dhe në degë.
Po ashtu, në kuadër të AAK-së ekzistojnë edhe Aleanca e Gruas së Kosovës dhe Aleanca e të Rinjve të Kosovës, trupa këto të cilat kanë përmbyllur më herët procesin e brendshëm zgjedhor.
Në mbledhjen e sotme, AAK ka formuar edhe Deparamentet në kuadër të degës të cilat do të jenë shtyllat kryesore të partisë dhe një lloj skaneri i përsosur i pushtetit lokal.
Departamentet në kuadër të AAK-së, Dega në Gjilan:
-Departamenti për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun
-Këshilli Politik
-Departamenti për Arsim
-Departamenti për Shëndetësi
-Departamenti për Zhvillim Ekonomik
-Departamenti për Administratë Publike
-Departamenti për Bujqësi
-Departamenti për Shërbime Publike, Banim, Mbrojtje dhe Shpëtim
-Departamenti për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë
-Departamenti për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit
-Departamenti për Kulturë, Rini dhe Sport
-Departamenti për Barazi Gjinore
-Departamenti për Diasporë
-Departamenti për Bashkëpunim Ndërkufitar
-Departamenti për bashkëpunim me Shoqatën e Personave me Aftësi të Kufizuara, dhe
-Zyra e Ankesave për Qytetarë
Me formimin e këtyre trupave në kuadër të degës, AAK përmbyllë procesin e zgjedhjeve të brendshme, ndërsa vazhdon të mbetet e hapur si çdo herë për kuadro të reja në mënyrë që idetë dhe dijen e tyre ta japin përmes një subjekti politik të dëshmuar prej kohësh si alternativa e vetme që interes primar ka mirëqenien e qytetarëve, të Komunës së Gjilanit dhe të Republikës përgjithësisht.
AAK konsideron se qeverisja në Gjilan ka dështuar të ofrojë ndryshimin e premtuar, madje Gjilani sot është më keq se kurdo herë në secilin segment të jetës shoqërore.
Për AAK-n, është e papranueshme mbajtja peng e Kuvendit Komunal tani e sa muaj pa asnjë mbledhje. Telashet brenda koalicionit qeverisës duhet të zgjidhen mes partnerëve të koalicionit, por jo duke mbajtur të mbyllur institucionin më të lartë komunal.
AAK vlerëson se anashkalimi i këtij institucioni nga kryetari i Komunës, z.Alban Hyseni me rastin e prezantimit të ‘punës’ një-vjeçare, është një dëshmi shtesë se kjo mendësi politike prej ditës kur është ardhur në pushtet, e ka shkatërruar Gjilanin çdo ditë pak e nga pak.
AAK mbetet e vendosur të jetë subjekt politik që për synim ka interesin qytetarë dhe interesin e Gjilanit. Kjo është dëshmuar sa herë që AAK ka qenë në pushtet ose pjesë e pushtetit duke krijuar çdo herë standard të ri në qeverisje.
AAK është shtëpi politike serioze, e dëshmuar në secilën etapë të historisë dhe si e tillë nuk do të jetë e mbyllur asnjëherë dhe për asnjë qytetar të ndershëm, të përkushtuar, të dijshëm e me ide.