Konkursi në “Hidromorava” duhet të kthehet në pikën zero në tërësi e jo veç pjesërisht.
Arsyetimi që është dhënë për anulimin e pjesëshëm të konkursit, është qesharak dhe len hapësirë dyshimi edhe për të tjerë konkurse. Nuk ka rëndësi çka thonë mediat e opozita nëse nuk ka pasur manipulime. Është arsyetim banal nëse thuhet se po e anulojmë konkursin sepse ka reagime.
Afatet për shqyrtimin e aplikacioneve janë të rregulluara me ligj dhe çdo shtyerje ose shkurtim të tyre, është shkelje flagrante.
Konkurset duhet të anulohen në tërësi në këtë kompani, ndërsa organet e drejtësisë duhet ta kryejn punën e tyre sipas ligjit!