Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, përmes një konference për media, ka thënë se ‘3D’ – qeverisja komunale në Gjilan, në vitin e fundit të mandatit të saj, akoma nuk ka shënu asnjë rezultat.
Jo vetëm që nuk arriti t’i përmbushë premtimet megallomane të prezantuara në fushatë, konferenca, fotografi e dronë, por nuk arriti t’i përmbyllë as projketet e mbetura nga qeveritë e kaluara.
Kryetari Gagica tha se raporti financiar i tremujorshit të dytë, paraqet gjendjen reale të keqmenaxhimit dhe hendekun e madh mes planifikimit dhe realizimit buxhetor. Nga 9 milion e 976 mijë e 425 euro të planifikuara për investime kapitale, u realizuan vetëm 1 milion e 728 mijë e 367 euro, apo vetëm 17%. Ndërsa për projekte në infrastrukturën publike, u shpenzuan vetëm 14% , nga 6 milion e 116 mijë e 352 euro për projekte të planifikuara, u realizuan vetëm 869 mijë e 651 euro, apo vetëm 14%.
Gagica shtoi se deri në 6 mujorin e dytë të këtij viti, pesë institucione nuk arriktën të shpenzojnë asnjë cent, dmth zero (0) projekte kapitale. Komuna e Gjilanit vetëm për periudhën janar-mars, shpenzoi 6 mijë e 419 euro në ditë për konsulencë, e për tre muaj 462 mijë e 213 euro për konsulencë. Në pushtet janë ardhur duke akuzuar të gjithë kryetarët e tjerë komunalë, kryeministra e ministra për hajri, kontrata në vepër, tenderë njëburimorë, shpenzim të parasë publike pa kontrollë, ndërsa kur tani janë në pushtet, minimumi e kanë dyfishu të keqen. Gjilani meriton qeverisje ndryshe, të dinjitetshme e të përgjegjshme, saktësisht çfarë ne do ta ofrojmë.
Ndërsa ish-drejtori i Shëndetësisë në Gjilan, aktualisht nënkryetar i AAK-së, Selami Xhemaili, tha se ajo që ka ndodh në Gjilan gjatë këtyre viteve të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje, është degradim total, sidomos në drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Ndërrimi i shpesht i drejtorëve në këtë dikaster komunal, ka ndikuar në ngecjen e menaxhimit të shëndetësisë në Gjilan. Kjo ka ndikuar edhe në angazhimin e njerëzve me kontrata në vepër, familjarë të tyre duke penguar edhe zyëtarët publikë për të kryer shërbimet e tyre të nevojshme.
Shefi i Shtabit Zgjedhor të AAK-së në Gjilan, Sokol Haziri ka thënë se asnjëherë komuna e Gjilanit nuk ka pasur situatë politike më depresive se sa sot. Haziri ka thënë se çdo qeveri e mëparshme ka qenë shumë më e suksesshme se kjo aktuale. Ai ka folur edhe për numrin e madh të kontratave në vepër në Komunën e Gjilanit.
Lulzim Behxheti, anëtar i kryesisë së AAK-së në Gjilan, ka folur për stadiumin e qytetit të Gjilanit. Ai tha se ky stadium kur ka nis në fillim, ka qenë për renovim të stadiumit ekzistues, kësisoj nuk kemi pasë të bëjmë me kategorizim fare të stadiumit. Bexheti ka shtuar se mënyra se si duan me bë stadiumin pushteti aktual, nuk ka asnjë mundësi të ndodh kjo sepse nuk ka projekt për stadiumin për tu çerfitikuar nga UEFA-a.