Nazim Gagica ka ndarë përshtypjet e tij për takimin mobilizues të mbajtur në Miresh, një vend i njohur për aktivizmin dhe kontributin e tij historik.
Në këtë takim, i cili kishte për qëllim përgatitjet për zgjedhjet e 9 shkurtit, pjesëmarrësit u dakorduan për angazhime shtesë për të sjellë ndryshim dhe për të siguruar një qeveri të përgjegjshme dhe një kryeministër serioz për Kosovën.
Gagica vlerësoi përkushtimin e banorëve të Mireshit, të udhëhequr nga kryetari i nëndegës Lulzim Hajdari dhe mbështetur nga figura të njohura lokale.
Postimi i plotë:
Takim mobilizues në Miresh për zgjedhjet e 9 shkurtit. Mireshi si gjithmonë me njerëz aktiv e familje të mëdha e të njohura për kontribut në çdo rrethanë historike dhe të mobilizuar fuqishëm për ta ndryshuar këtë gjendje të rënduar mbizotruese.
Me kryetarin e nëndegës, Lulzim Hajdari, kolegët tanë në degë, Ibish Ibishi, Sokol Haziri, Selami Xhamajli dhe kolegë tjerë nga Mireshi, u dakorduam për angazhim shtesë në mënyrë që në zgjedhjet e shkurtit ti japim Kosovës një kryeministër serioz dhe një qeveri të përgjegjshme.
Vazhdojmë fuqishëm!