Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, me vëmendje po e përcjell situatën e krijuar nga pandemia globale COVID-19. Në këto rrethana të jashtëzakonshme, AAK përgëson kreun e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, dhe Komisionin e Emergjencave në kuadër të Komunës, për punën që po bëjn në parandalimin e përhapjes së kësaj pandemie përmes masave preventive që ka ndërmarrë.
Në rregull jemi me masat preventive, por a janë të mjaftueshme këto masa, dhe a ka ende mundësi të zgjerojmë këto masa në çdo pikëpamje..? Sigurisht që po!
Komisioni i Emergiencave, në bashkëpunim me kompanitë publike të pastrimit dhe mirëmbajtjes hapësinore Ecohigjena, Hidromorava, dhe kompani tjera që kanë kapacitete, të ndërmarrin hapa konkret për pastrimin dhe dezinfektimin e rrugëve të Gjilanit, në qytet dhe fshatra.
Poashtu, Shtabi Emergjent të angazhohet me urgjencë të sigurojë mjete financiare që ti dal në ndihmë familjeve me asistencë sociale për furnizimin e tyre me gjëra elementare ushqimore, sepse ka nis me u vërejtë shpejtë mungesa e artikujve elementar tek kjo kategori e shoqërisë.
Problem paraqet edhe mungesa e paisjeve mbrojtëse për stafin mjekësor nëpër Qendra të Mjekësisë Familjare. Andaj, apelojmë tek Shtabi Emergjent që pa ndonjë vonesë të kërkojë nga istitucionet qëndrore, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë që ti furnizojë kēto qendra të mjekësisë.