Shoqata HANDIKOS në Gjilan, sot ishte nikoqire e një delegacioni të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Gjilan, i kryesuar nga nënkryetari i saj në nivel qëndror, njëherit edhe kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, Ahmet Isufi.
Fatmir Shurdhani, kryetar i HANDIKOS-it në Gjilan, informoi delegacionin e AAK-së me problemet qe ballafaqohet kjo shoqatë. “Shumë flitet për punësimin e njerëzve me aftësi të kufizuara, dhe në terren shofim një diskriminim ndaj tyre, domethënë edhe nuk ka punësim në institucione për anëtarët e kësaj shoqate, por edhe ata që janë të punësuar, ose janë larguar ose rrezikojnë të largohen kryesisht për probleme politike që kanë ndërmjet vete kompanitë me institucionet komunale, ku vlenë të theksohet rasti më i frikshëm i largimit të tre anëtarëve tanë, në mesin e të cilëve edhe Avdil Ibishi”, tha Fatmir Shurdhani.
Problem tjetër vazhdon të mbetet edhe qasja fizike e personave me aftësi të kufizuar nëpër rrugët e qytetit dhe rrethinës.”Ne shohim deklarata të përditshme duke u mburrë se po ndërtojnë rrugë me standarde evropiane, ndërsa po të dalim në terren shohim sesa joevropiane jane këto rrugë. “Qasja fizike e personave me aftësi të kufizuara duhet të rregullohet ngjashëm sikur vendet e Bashkimit Evropian, ku i kushtohet kujdes prioritarë rrugëve që mundësojnë qasjen e tyre”, përfundoi kreu i HANDIKOS-it, Fatmir Shurdhani.
Ndërsa, Ahmet Isufi nënkryetar i AAK-së dhe kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës nga Gjilani, tha se kjo kategori e shoqërisë duhet të jetë prioritet i institucioneve të shtetit, dhe shtim i kujdesit të shtetit ndaj tyre. Ne e kemi obligim ligjor e kushtetues me u kujdes për qytetarët e Kosovës, pa asnjë dallim dhe pa asnjë diskriminim, qoftë në puënsimin e tyre në institucione, qoftë ne kompani publike. “Ne jemi të njohur me problemet e shoqatës suaj, sepse kemi udhëheqë me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe në atë kohë kemi tregua se nuk duhet të kemi vetëm vullnet, por ta konsiderojmë edhe si prioritet çështjen e personave me aftësi të kufizuar’ , tha Ahmet Isufi.
Tani kemi hy në një fazë zgjedhore nga e cila pritet të dalin institucione të fuqsihme dhe serioze me në krye Ramush Haradinajn kryeministër. Puna, angazhimi i Ramushit, na bënë të besojmë fuqishëm se çdo qytetarë i Kosovës, pa asnjë dallim, do të ndihet mirë në shtetin dhe vendin e tyre.”Në projektin Haradinaj kategoria e personave me aftësi të kufizuar do të zë një vend të rëndësishëm, duke e cilësuar si kategori që i jep frymë shoqërisë sonë, e cila meriton përkujdesje të shtuar institucionale, duke ndihëmuar në nevojat e tyre, punësim meritor, dhe krijimin e infrastrukturës rrugore për ti mundësuar lëvizje të lirshme çdo qytetari të Republikës së Kosovës”, përfundoi Isufi.
AAK: Nuk do të ketë diskriminim as në punësim e as në qasjen fizike për personat me nevoja të veçanta
Ndani këtë artikull