Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili, njoftoi se në mbledhjen e Kryesisë së partisë është marrë një qëndrim i qartë politik ku thuhet se sipas AAK-së, rrugëdalja e vetme nga situata aktuale në vend janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Sipas Xhemailit, çdo ide ose propozim alternativ duhet të prezantohet fillimisht brenda strukturave të partisë. Ai theksoi se kjo vlen edhe për Besnik Krasniqin, i cili mungoi në mbledhjen e Kryesisë.
Xhemaili potencoi se nuk ekziston asnjë mundësi për koalicion me Vetëvendosjen dhe se AAK nuk do të japë votë për Glauk Konjufcën apo për askënd tjetër nga radhët e VV-së.









