Sikur Malisheva, e Uglari, Gjilani dhe gjithë Kosova, vlerësojnë se pa një Kosovë shtet 100%, nuk mund të flitet as për zhvillim ekonomik, as për arsim cilësor, e edhe më hiç për investime të huaja. E kanë thellua pabarazinë, dhe kështu kanë arritë të manipulojnë lehtësisht me popullin përgjatë shumë viteve.
Koncepti 100% KOSOVË, është adresa e vetme që e redukton pabarazinë dhe e lufton varfërinë. Me Ramush Haradinajn Kryeministër, Kosova mbetet e paprekshme në aspektin territorial, ruhet sovraniteti dhe integriteti i shtetit, dhe kjo e bënë të mundur krijimin e kushteve për investitorë të huaj, dhe kësisoj bëhet edhe gjenerimi i vendeve të reja të punës.