Koalicioni AAK-PSD po përkrahet fuqishëm sepse përveç kandidatit për kryeministër, ka edhe një ekipë e cila është garancë për të ardhmën e Kosovës. Gjilani po mobilizohet çdo ditë e më shumë për 6 tetorin, datë kjo nga e cila do të dal një qeveri në shërbim të popullit, që ruan sovranitetin e shtetit, si bazë e fuqishme mbi të cilën do të ndodh zhvillimi ekonomik, krijimi i infrastrukturës së përgjithshme për investime të huaja, arsim cilësor, gjyqësor të pavarur, dhe integrim të vendit në BE.
Është vlerësim i përbashkët në Gjilan se qeveria Haradinaj ka krijua standard të ri qeverisës. Anamorava ka ndryshua gjatë këtij gjysmë mandati. Gjilani për herë të parë futet në agjendë të kryeministrit, dhe sot kemi një pamje të qytetit shumë më të mirë se sa ajo e para dy viteve. Rreshtimi përkrah konceptit shtet 100% po ndodh çdo ditë e më shumë, dhe presim 6 tetorin që Kosova të frymojë ndryshe.