Shtabi Zgjedhor i koalicionit AAK-PSD, mbajti takim mobilizues me kryetarë të nëndegëve dhe me kandidatë për deputetë në Kuvendin e Kosovës nga Gjilani.
Gjilanit dhe Anamoravës i janë dashtë mbi një dekadë e gjysmë pritje për investime nga niveli qëndror. Po aq kohë, asnjë investim për këtë regjion, anipse gjithmonë qytetarët e Gjilanit kanë qenë përcaktues për fituesin e zgjedhjeve. Ky është vlerësim i qytetarëve të Gjilanit, është vlerësim i të rinjve dhe i taksapaguesëve tanë.
Qeveria Haradinaj e ka ndryshua Gjilanin, Anamoravën, e ka ndryshua Kosovën. Dy vjeçari i qeverisë Haradinaj, e riktheu besimin qytetarë në institucione të shtetit, e riktheu besimin në të ardhmen e Kosovës.
Gjilani beson në koncepin shtet 100%, beson në koalicionin AAK-PSD, beson në kryeministrin Haradinaj.