Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Gjilan, sot iu ka bashkuan edhe një grup i të rinjëvë.
Anëtarësimin e sotëm të këtij grupi të të rinjëve, e ka përshëndetur Nazim Gagica kryetar i degës së AAK-së i cili tha se Aleanca po rritet sepse edhe është ndërtuar mbi bazën e seriozitetit dhe vullnetit për punë e zhvillim në interes të përgjithshëm.
Shkrimi i plotë:
Vazhdojnë fuqishëm ardhjet në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës në Gjilan. Sot, rrugëtimit tonë iu bashkuan një numër të rinjësh të suksesshëm në profesionet e tyre, kuadro që do të jenë vlerë e shtuar për Aleancën e për Gjilanin.
Aleanca po rritet sepse edhe është ndërtuar mbi bazën e seriozitetit dhe vullnetit për punë e zhvillim në interes të përgjithshëm, sepse ajo po vazhdon të jetë shembulli më i mirë i qeverisjes së pastër dhe zhvillimore kudo që ajo qeverisë dhe që bashkëqeverisë.
Vlerësojmë punën e palodhshme të bashkëatdhetarëve tanë, Ilmi Mustafa e Basri Ismajli të cilët po e fuqizojnë Aleancën në Diasporë por edhe në Gjilan.
Anëtarëve më të rinjë ju uroj suksese dhe rrugëtim të përbashkët për Gjilanin e për Kosovën!