Kryetari i AAK-së dega në Gjilan, Nazim Gagica, sëbashku me deputeten Time Kadrijaj, përfaqësuesin për Gjermani, Ilmi Mustafa, atë për Zvicër, Ismet Hyseni, kanë mbajtur një takim të përbashkët, ku temë diskutimi ishte shtrirja dhe rritja e e Aleancës gjithandej në Zvicër.
Shkrimi i plotë:
Sot, bashkë me deputetën e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj, përfaqësuesin për Gjermani, Ilmi Mustafa, atë për Zvicër, Ismet Hyseni, u mirë pritëm në takim nga koordinatori i AAK-së për Zvicër, Bajram Mulaj, kryetari i Aleancës për Lucern, Rexhep Salihaj, sekretari i AAK-së për zvicërr, Isa Zeriqaj dhe bashkëpunëtorë të tjerë me të cilët biseduam për hapat e mëtejmë për shtrirjen dhe rritën e Aleancës gjithandej në Zvicër.
Kënaqësi të shoh organizimin dhe vullnetin e bashkatdhetarëve tanë për tu rreshtuar krah Aleancës duke e parë si rrugën më serioze dhe më të saktë për interesin e Kosovës, të qytetarëve të saj si dhe të diasporës shqiptare.
Me këtë angazhim të figurave të respektuara në diasporë, Aleanca brenda pak muajve do të jetë forca kryesore politike në diasporë. Mbetemi të vendosur të jemi krah bashkatdhetarëve duke u angazhuar që Kosovën t’ua bëjmë interesante dhe tërheqëse edhe për ta vizituar edhe për të investuar.ë