Haki Abazi, deputet i LVV-së, ka shkruar një status pas vizitës së tij në QKUK tek polici i plagosur në veri.
Ai ka shkruar një status, që duket t’i jetë kushtuar kryeministrit Albin Kurti, pa e përmendur fare me emër.
Në shkrimin e titulluar “në mal pa sopatë”, Abazi ka treguar për gjendjen e policit të plagosur në veri, duke theksuar se “vrimat e policit të plagosur janë dëshmia e trimërisë, vendosmërisë dhe patriotizmit në vepër”.
E pastaj, ai ka përmendur Leninin, duke e përshkruar fizionominë e Kurtit, por pa e përmendur me emër.
“Në dhomën e spitalit, vrimat e policit të plagosur janë dëshmia e trimërisë, vendosmërisë dhe patriotizmit në vepër. Po, në vepër jo në teorinë e kapelës së Leninit as në çantën e varur në krahun e majtë për të tërhequr supin e krahut duke e bindur veten për pazëvendësueshmërinë e species unikale të zbritur nga qielli si misionar ideologjik. Etni e njejtë por mendësi patriarkale e Mugoshës.” – ka shkruar ndër të tjera z. Abazi.
Kujtojmë që Abazi është një nga deputetët kritik të Qeverisë Kurti, ndonëse ende është pjesë e grupit parlamentar të LVV-së./Nacionale