Ish-deputeti i LVV-së, Haki Abazi ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka sjellë punën që më të të bëjë shaka një kryetar komune, i cili për tetë vite mandat ka ngulur kunja dhe ka bërë kifle.
Ai në këtë status i është referuar ish-kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka ironizuar me deklaratën e Kurtit për bisedën që kishte me kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemin.
“E ka sjellë punën Kurti me ba hajgare me të një kryetar komune, që për tetë vite mandat, ka ngul kunja dhe ka bë kifle. Sipas kritereve dhe praktikës “demokratike” ky i dyti ish dashtë me qenë kryetar i grupit parlamentar të LVV në mandatin e ardhshëm. Kopsht fëmijësh!”, ka shkruar Abazi.