Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi do të intervistohet të martën nga Prokuroria Speciale e Kosovës, lidhur me deklarimet e tij për rastin e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit.
Këtë e ka bërë të ditur avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, i cili poashtu ka bërë kërkesë që të jetë prezentë gjatë marrjes në pyetje të Abazit.
Deputeti i VV-së kishte deklaruar se ka vido-incizime që dëshmojnë se si janë zhdukur mostrat e Deharit, madje ai për këtë kishte thënë se prokuroria duhet ta intervistojë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin e ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun.
Mostrat e Deharit nga laboratori i Institutit të Mjekësisë Ligjore janë zhdukur në dhjetor të vitit 2022.
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, u gjet i vdekur në qelinë e burgut në Prizren në nëntor të vitin 2016, ku po mbahej i paraburgosur nën dyshimin se kishte kryer sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit bashkë me disa aktivistë të tjerë. Teksa Prokuroria atëkohë pati thënë se është vetëvrasje, familja në vazhdimësi ka insistuar se bëhet fjalë për vrasje.