Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka ardhur me një zbulim së fundmi për tokat që po i kërkon kisha ortodokse, duke thënë se aty ka ari, argjend, krom, boksit, linjit, e minerale të rralla.
“Grancanica, Novobërda, Peja, Mitrovica, Shterpca, Kllokoti, Obiliq dhe vendet tjera ku ka ari, argjend, krom, boksit, linjit, minerale të rralla”, ka shkruar Abazi.
“Kjo është forma për mos me lanë Kosovën me u zhvillu e me u largu popullata shqiptare”, ka shkruar Abazi në Facebook.
Postimi i plotë i Abazit në Facebook:
Në çdo vend ku ka pasuri e minerale nëntokësore në tokën e Kosovës, krajli serb ka vendosur kolonizator serb. Grancanica, Novobërda, Peja, Mitrovica, Shterpca, Kllokoti, Obiliq dhe vendet tjera ku ka ari, argjend, krom, boksit, linjit, minerale të rralla,- Kjo është arsyjea e extraterritorialitetit për pronat e kishës ortodokse. Kjo është forma për mos me lanë Kosovën me u zhvillu e me u largu popullata shqiptare.