Lidhja Demokratike e Kosovës fushatën zgjedhore këtë të diel e mbajti në Artanë.
E aty u pritëm nga një numër i madh i qytetarëve.
Nga kjo parti prezantuan kandidatin, Bajrush Ymerin për të parin e Komunës.
I pari i partisë Lumir Abixhiku, në rrjetin e tij social Facebook, tha se me Ymerin në krye qyteti i Artanës do të bëhet një vend me plot zhvillim.