Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe nënkryetari i parë i saj, Lutfi Haziri, të mërkurrën vizitojnë Gjilanin.
Sipas njoftimit të Degës së LDK-së, Abdixhiku e Haziri doo të zhvillojnë debat lidhur me promovimin e platformës së regjistrimit të anëtarësisë
Njoftimi i plotë i LDK-se dërguar mediave:
Të nderuar përfaqësues të medieve,
Sot (e mërkurë) kryetari i LDK-së z. Lumir Abdixhiku dhe nënkryetari i parë, njëherësh kryetar i Degës së LDK-së në Gjilan, z. Lutfi Haziri, zhvillojnë debat lidhur promovimin dhe sensibilizimin e regjistrimit të anëtarësisë në platformën online regjistrohuldk.org.
Takimi do të mbahet në hotel Astoria në Gjilan me fillim nga ora 17:00.
Ftoheni që ta përcillni këtë ngjarje!
Jeni të mirëseardhur!