Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur në një takim kryetarët e degëve të kësaj partie, anekënd vendit.
Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku ka thënë se secila degë është e gatshme dhe e organizuar “për fitoren e madhe”.
“Energjia jonë buron nga mobilizimi i madh qytetar që po na përcjell në secilin aktivitet tonin, me njerëz të ri që po i bashkohen vizionit tonë për ndryshim – çdo ditë, në çdo fshat e në çdo qytet!”, ka shkruar ai në Facebook.
Abdixhiku ka shtuar se programi i LDK-së është përpiluar nga 270 ekspertë.
“E kësaj mbështetjeje të gjerë dhe të palëkundur qytetare ne i përgjegjemi me ekipin më të mirë, me programin Rruga e Re të përpiluar nga 270 ekspertë, dhe me vendosmërinë e hekurt për ta ndërtuar të ardhmen e ndritshme në Kosovë – për secilin qytetar, dhe për secilën familje!”, ka shkruar tutje ai.