Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka folur në lidhje me zhvillimet politike.
Në një intervistë për RTV Dukagjini, Abdixhiku ka vlerësuar se ka dy javë kohë për të zgjidhur temën e presidentit të ri.
Abdixhiku ka kërkuar një marrëveshje politike për presidentin e ri.
Në rast se dështon arritja e një marrëveshjeje, Abdixhiku ka theksuar se do të ketë zgjedhje të reja.
“Dy javë kohë për të pasur ose zgjedhje të reja, ose president” – tha Abdixhiku.

