Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Vushtrri, Xhafer Tahiri, ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të partisë, Lumir Abdixhiku, i cili e quajti atë “qyqan” .
Në emisionin Debat Plus, Abdixhiku tha se marrëveshja e Tahirit me Lëvizjen Vetëvendosje është “e pavlefshme” për LDK-në dhe se kjo çështje nuk ka rëndësi për partinë.
“Kjo është tema më e parëndësishme për LDK-në, sepse jemi në betejë në nëntë komuna të tjera ku jemi në garë. Vushtrria nuk është në garë sepse kemi dalë të tretit. Secili njeri që e shtrinë qafën para kryetarit të një partie tjetër është qyqan,” tha Abdixhiku, duke shtuar se “për punët e shtëpisë merremi vetë” dhe se vendimi përfundimtar do të merret më 10 nëntor.
Pas këtyre deklaratave, Tahiri reagoi përmes një postimi në Facebook, ku tha se “lideri i mirë nuk e kallë shtëpinë e tij”.









