Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ia ka kthyer letrën kryeministrit Albin Kurti, ku ka thënë se nuk do të marrë pjesë në darkën e ftuar për 13 maj.
Ai e ka konsideruar të vonuar ftesën për të krijuar klimë bashkëpunimi në Kuvend.
“Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të jetë përherë mbështetëse për interesat madhore të Republikës, ndonëse nuk i jeni përgjigjur asnjëherë kësaj gatishmërie me bashkëpunim reciprok”, thuhet në letrën e Abdixhikut për Kurtin.
Ndërsa për marrëveshjet ndërkombëtare, Abdixhiku ka thënë se LDK-ja i konsideron mbi politikat ditore dhe do të vazhdojë t’i votojë siç i ka votuar.
“Ndërsa, për votimet e marrëveshjeve ndërkombëtare, Lidhja Demokratike e Kosovës i konsideron ato mbi politikat ditore prandaj do vazhdojë t’i votojë ashtu siç ka vepruar deri më tani”, thuhet tutje në letër.
Ndryshe, mospjesëmarrjen e LDK-së në këtë takime e ka konfirmuar mbrëmë edhe deputeti, Anton Çuni në emisionin “Info Nata” në Tëvë 1.
Ndërsa, PDK ka pranuar ftesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për t’u takuar një në dark pune.