Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka kujtuar një nga premtimet që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i kishte bërë për sportin, e që sipas tij nuk i ka realizuar.
Abdixhiku ka publikuar një video ku Kurti premtonte se afër Prishtinës do ta ndërtonte qendrën më të madhe multifunksionale, ku pjesë e së cilës do të ishte edhe stadiumi nacional, si dhe një program intensiv për të mbështetur financiarisht, shkollat e sportit, me theks, edukimin sportiv të moshave të hershme, shkruan Reporteri.net.
Abdixhiku thotë se ky premtim i Kurtit u tha, por nuk u bë, ndërsa sipas tij ndryshimi do të vije me të si kryeministër.
“Në këtë të diel sportive, le të kujtojmë çfarë u tha e çfarë s’u bë në sport! Ndryshimi, i domosdoshëm, po vjen!”, ka shkruar Abdixhiku.
Kujtojmë se sot kryetari i LDK-së nga Gjakova tha se Kosova udhëhqiet nga një qeveri e paaftë dhe populliste.
“Republika e Kosovës sot udhëhiqet nga mosbesues së saj, nga një qeveri e paaftë dhe populiste, çmimi i së cilës është i papërballueshëm për të gjithë qytetarët pa përjashtim, por mbi të gjitha i rrezikshëm për fondamentet e ndërtuara nga dy subjektet tona politike përgjatë historisë 35-vjeçare. Përplasja me aleatët tanë thelbësorë, me ata që bënë dhe lirinë, dhe demokracinë dhe pavarësinë bashkë me ne, për secilin të djathtë, e secilin patriot në Kosovë. Kosova është në një krizë të thellë ekonomike”, tha Abdixhiku.