Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, në një prononcim për media pas dështimit të kësaj senace për të 13-të herë ka mbrojtur idenë e partisë së tij për krijimin e një qeverie tranzicionale, duke e thënë se është e vetmen zgjidhje gjithëpërfshirëse që është dhënë në rrethanat aktuale.
Tutje ai kritikoi mënyrën si po zhvillohen seancat e Kuvendit, duke e krahasuar situatën me një “kasetofon të prishur”.
Sipas kryetarit të LDK-së, në propozimin për qeveri tranzicionale përfshihen edhe zgjedhjet, por ai theksoi se për këtë duhet dialog dhe bashkëpunim politik.
Abdixhiku konfirmoi se do të marrin pjesën kur të ftohet takimi gjithëpërfshirës nga presidentja Vjosa Osmani, duke theksuar se ftesa është vazhdimësi e idesë së LDK-së.
Ai ka thënë se realiteti në Kosovë është që askush nuk e ka shumicën.
“LDK-ja e ka thënë një iniciativë, jo për protagonizëm, nëse duan ta bëjnë një organizim të tillë le ta bëjnë, përfshirë edhe presidenten. Thelbësore është për çka po takohemi, për të dhënë zgjidhje, apo për ta vazhduar këtë cirk. Partitë qëndrojnë në pozicione që na sjellin çdo 48 orë, por ndonëse dua t’i kuptoj pozicionet e tyre janë dëshirore. Askush nuk e ka shumicën në Kosovë, e meqenëse askush nuk e ka, le të ulemi. Ne kemi bërë një propozim, nëse partitë nuk e dojnë, le të vazhdojnë të mblidhen e të tallen me qytetarët e Kosovës”.
“Është mirë që askush të mos flas për votat e LDK-së. Askush në Kosovë nuk e ka shumicën. Kemi dalur me propozim të hapur, ftesë të hapur, të ulemi e të kapërcejmë këtë gjendje. Nëse janë të gatshëm këtu jemi, nëse nuk janë të gatshëm vijmë këtu çdo 48 orë. Natyrisht se po, kemi bërë thirrje për gjithëpërfshirje. Bënë të marrë iniciativë edhe dikush tjetër. Çka po bëjmë pas gjendjes së tanishme. Ideja jonë mund të mos jetë më e mira, por është e vetma në tavolinë, gjithëpërfshirëse”, tha ai.