Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në seancën e sotme plenare, duke kritikuar ashpër kryeministrin e vendit Albin Kurti, për siç thotë ai ndërrim të mendimeve sa i përket procesit të dialogut, i ka bërë thirrje deputetëve të japin nënshkrime për një seancë të re mbi procesin e dialogut, shkruan Gazeta Sinjali.
“Unë nuk po të gjykoj kornizën e dialogut. Pyeta se çka është reflektuar në marrëveshjen që e ke pranuar në parim. Janë dy përgjigje shqetësuese: e para ke pranuar që nga një marrëveshje të obligueshme të pranosh në parim marrëveshje bazë jo finale. Sapo e pranove që po negocion marrëveshje që se ka njohjen në të. Nuk dhe përgjigje as për dëmet, as reciprocitetit të të drejtave, e as rishikimit të marrëveshjeve paraprake. Nuk po tregon çka po bëhet, por e ke pranuar dokumentin. Je i paqartë por e ke pranuar dokumentin në parim. Si mund të pranosh marrëveshje pa njohje. Duhet të thërrasim urgjentisht seancë të jashtëzakonshme. Iu ftoj të gjithëve të japim 40 nënshkrimet sot të ndërprejmë çdo temë tjetër”, tha Abdixhiku.
Ai tha se seanca duhet të mbahet me dyer të mbyllura, ashtu siç kërkoi kryeministri Kurti.