Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se kjo parti do të jetë në shërbim të stabilitetit institucional dhe shtetit funksional.
Ai kështu është shprehur pas konstituimit të Kuvendit pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
“Sot u konstituua Kuvendi i Republikës. Me deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhamë betimin tonë, përpara qytetarëve dhe Kushtetutës, përpara vendit dhe Zotit. Me përgjegjësi të plotë dhe vetëdije të lartë për besimin e marrë, përfaqësuesit tanë, e nisin mandatin të përkushtuar ndaj ligjshmërisë, demokracisë dhe interesit publik. LDK do të jetë zë i arsyes, i stabilitetit institucional dhe i shtetit funksional, në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve të saj, në Kuvendin e Kosovës dhe jashta tij”, ka shkruar Abdixhiku.

