Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur në konventën e partisë, duke lavdëruar veprimtarinë e partisë, dhe duke kritikuar pushtetin e tanishëm për qasje populiste.
“Lidhja jonë me qytetarë, punëtorë, ndërmarrës, mësues, mjekë, policë, shërbyes civilë e profesionist është lidhje e domosdoshmërishë së fitores së madhe. Lidhja jonë do të mbetet lidhje e së ardhmes dhe brezazve të tjerë që do të jetojnë në të. Historia jonë, trashëgimia jonë politike, është garancë e së ardhmes dhe shtetit tonë”, tha Abdixhiku.
Abdixhiku foli edhe për ish-presidentin Rugova, duke e quajtuar atë themeltar të shtetit të Kosovës.
“Në krye të kësaj besëlidhje e lëvizje qëndronte prijësi ynë, ati themeltar i shtetit të Kosovës, presidenti ynë, doktor Ibrahim Rugova. LDK duhet të jetë vendimtare dhe prijëtare e proceseve integruese në këtë dekadë“.
Abdixhiku vazhdoi më pas me kritika ndaj pushtetit të tanishëm, duke thënë se kanë lëkundur themelet e aleancave me shtetet më përkrahëse.
“Republika e Kosovës udhëhiqet sot nga mosbesuesit e saj . Ajo është peng e populizmit dhe arrogancës së pushtetit. Pushteti ka lëkundur themelet e aleancave të ndërtuara nëpër dekada. Kjo qeveri populsite nuk ka vizion e as ide si do ta përmbyllë procesin e dialogut në krah me aleatët tanë ndërkombëtar. Qeveria populsite ka zgjedhur më të lehtën, dhe njëkohësisht më të dobëtën: braktisjen e dialogut dhe braktisjen e interesave të Kosovës”, u shpreh deputeti.
Ai po ashtu kritikoi Qeverinë Kurti për veprimet e brendshme.
“Qindra miliona euro të parave të taksapaguesve tanë janë shpërndarë nëpërmjet aferave të paqarta e popullsitë dhe pa ndonjë efekt real në përmirësimin e jetesës”.
“Ata që presin politikbërjen tonë si të tyren, nuk kanë kuptuar asgjë në 32 vite politikbërje të LDK-së dhe s’mund të kuptojnë asgjë në të ardhmen që duam të ndërtojmë”.
“Nuk s’jemi si ta, s’duhet të jemi si ta, s’do të bëhemi si ta. Ne jemi LDK, partia politike e Ibrahim Rugovës, që i dha Kosovës, lirinë, pavarësinë dhe demokracinë“.