Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për formimin e qeverisë së ardhshme të vendit, pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.
Abdixhiku ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se LDK’ja, e cila ka dalë e dyta në zgjedhje, pas Lëvizjes Vetëvendosje, sipas rezultatit preliminar, nuk do të shërbehet me kërcënime për ta siguruar postin e kryeministrit.
“Posti i kryeministrit nuk na duhet me kërcënime”, është shprehur Abdixhiku.
Ai ka deklaruar se LDK’ja ose do të hyjë në një koalicion me VV’në e Albin Kurtit, ose do të qëndrojë në opozitë.