Kandidati për deputet nga LDK, Lumir Abdixhiku, është pyetur rreth mundësisë së një koalicioni të dytë me Vetëvendosjen pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, shkruan Gazeta Metro.
Abdixhiku hodhi poshtë këtë mundësi, duke thënë se nuk është e logjikshme të ndodh, por tha se VV nuk ka pasur ndonjëherë mundësi më të mirë sesa koalicioni që kishte me LDK’në.
‘’Alternativë më të mirë se koalicioni me LDK’në nuk do ketë asnjëherë. Nuk mundet më, nuk është as e logjikshme. Nuk mundet as të na sulmoj më’’, tha Abdixhiku.
Sipas tij ky koalicion nuk mund të ndodh pasi është prishur besimi, dhe nuk është e natyrshme të ndodh diçka e tillë.
‘’ Nuk besoj që vjen nga kryesia një vendim për koalicion, pasi është prishur besimi, dhe nuk është e natyrshme të ndodh një gjë e tillë’, shtoi ai.