Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se pas formimit të institucioneve të Kosovës kjo parti do të takohet me Vjosa Osmanin si pretendente për presidente, për të parë qëndrimet e saj karshi partive opozitare, dhe në veçanti për nismën e saj të paralajmëruar, raporton Ekonomia Online.Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka paralajmëruar një tjetër takim me kandidaten për presidente Vjosa Osmanin, pas formim të Qeverisë, për të parë siç ka thënë ai qëndrimet e Osmanit, raporton Ekonomia Online.Ai pas takimit me Kurtin dhe Osmanin ka thënë se LDK-ja do të jetë opozitë.“Sot përfunduam takimin e parë në të cilat diskutuam temat e sekuencës së formimit të institucioneve dhe kemi përfunduar takimet me VV-në sepse pozicionet tona janë të qarta, ne do të jemi opozitë aktive. Këtu përfundojnë takimin meVV-në dhe jemi dakorduar që pas formimit të takohemi me pretendenten për kandidate për presidente dhe të kuptojmë me qartë pozitën e saj karsi nismës së saj, pozitës dhe opozitës”.“Takimi do të mbahet gjatë javës së ardhshme. Të hënë jemi parti parlamentare dhe do të vazhdojmë si opozitë dhe këtu përfundon relacioni ynë. Nesër kemi mbledhjen dhe më pas janë organet e partisë që i marrin vendimet dhe presidenti i Kosovës duhet të përfaqësojë gjithë qytetarët e vendit”, ka thënë ai.
Abdixhiku: Pas formimit të Kuvendit dhe Qeverisë, takohemi me Osmanin, dhe vendosim nëse e mbështesim për presidente
Ndani këtë artikull