Lumir Abdixhiku, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në AMC Hall në Prishtinë, ka theksuar se vizioni i LDK-së është i qartë dhe se partia nuk vjen për hakmarrje apo me mllef, por me synimin për një shtet të fortë dhe të zhvilluar. Ai ndër tjerash deklaroi se LDK vjen me traditë e vizion të qartë, duke shtuar se “penjtë kemi me jau këput”.
“Pse ne, pse Lidhja Demokratike e Kosovës, pse ky ekip i yni, dhe pse vizioni ynë, përgjigja është e thjeshtë. LDK nuk vjen as për hakmarrje, nuk vjen as me mllef, as me improvizim, as me cringin e këngëve me pushkë as penjve që duhet leshu”.
“E themi se penjtë kemi me jau këput, këngët i mbajmë për atdhe e dashni e vetën, LDK-në e kemi për shtet e Republikë”.
“LDK ka qenë forca e normalitetit në kohë të krizave, forca e qetësisë në kohë të përplasjeve, forca e Republikës kur të tjerët luanin me shtetin”, tha Abdixhiku.

