By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Abdixhiku pranon rezultatin zgjedhor: Me kohë e në vendin e duhur do t’i shpalosi të gjitha
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Abdixhiku pranon rezultatin zgjedhor: Me kohë e në vendin e duhur do t’i shpalosi të gjitha

Përditësimi i fundit: December 31, 2025 5:14 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve, duke e cilësuar rezultatin si të dhimbshëm, por duke theksuar se ai është verdikt i qytetarëve që duhet respektuar.

- Advertisement -

Në një mesazh drejtuar anëtarëve, qytetarëve dhe mbështetësve, Abdixhiku tha se viti po mbyllet ndryshe nga pritjet dhe se rezultati zgjedhor nuk ishte ai që ai dhe LDK-ja kishin synuar.

“Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që synova e synuam. Ishte i dhimbshëm për shumë prej nesh, por është verdikti i qytetarëve tanë dhe para këtij vendimi përulemi me respekt”, ka deklaruar ai.

Abdixhiku ka falënderuar të gjithë ata që, sipas tij, kanë besuar dhe kanë punuar me përkushtim për LDK-në, duke pranuar se zhgënjimi është i pranishëm, por se besimi në Kosovë, demokraci dhe të ardhmen e vendit nuk duhet të shuhet.

Ai ka bërë të ditur se ky është edhe një moment reflektimi personal, duke theksuar se ka bërë gjithçka që ka ditur dhe mundur, me ndershmëri dhe përkushtim, por se jo gjithmonë edhe maksimumi mjafton.

“Përpara nesh është një kohë reflektimi, vendimmarrjeje dhe përgjegjësie. Me kohë e në vendin e duhur, siç na mëson dinjiteti e përgjegjësia politike, do t’i shpalosi të gjitha”, ka shtuar Abdixhiku, duke nënvizuar se pavarësisht zhvillimeve të ardhshme, ai do të mbetet në shërbim të vendit.

Në fund, kreu i LDK-së ka ndarë edhe një mesazh personal, duke thënë se në natën e ndërrimit të motmoteve do t’ia kushtojë kohën familjes dhe dy vajzave të tij, të cilave tha se u ka borxh më shumë prani.

Ai u ka uruar qytetarëve dhe familjeve të tyre një Vit të Ri të mbarë, duke shprehur shpresën për një vit më të drejtë, më njerëzor dhe më të butë për Kosovën.

“Gëzuar 2026! Zoti e bekoftë atdheun tonë”, ka përfunduar Abdixhiku.

Përkujtohet dëshmori Safet Rexhepi
Sulmi në Banjskë, Schallenberg: Festimet në Serbi për vrasësit nuk janë pritur mirë në Evropë
Temperatura për sot
Ambasada amerikane uron Vitin e Ri
Hyseni: “Nëse keni ngrënë sot, falënderoni një fermer”
Artikulli i mëparshëm Selajdin Abdullahu uron Vitin e Ri 2026 me një mesazh reflektues për politikën dhe qytetarin
Artikulli tjetër Spitali i Përgjithshëm në Gjilan përmbyll vitin 2025 me rezultate të suksesshme

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.