Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se preferon që partia që drejton të qëndrojë në opozitë.
Por, ai ka theksuar se LDK-ja mund të gjykohet pas dështimit të VV-së për ta bërë qeverinë.
“Nuk e përkashtoj mundësinë që pas dështimit të VV-së të ulemi, por kjo është premature. Unë dhe LDK ia njohim të drejtën e të parit, dhe raundin e dytë nuk e përjashtojmë që ne të marrim mundësinë për të krijuar shumicë. Preferoj LDK-ja të qëndrojë në opozitë…por në rast të dështimit të të parit, e kemi përgjegjësinë kushtetuetese…sepse pastaj s’ka barriera…a dëshirojmë të marrim këtë përgjegjësi? Në qoftë se vendimi i LDK-së është se po, aëtherë ne duhet të ulemi me partitë tjera… Unë nuk e di çfarë kërkesa kanë jominoritarët, sepse nga ky rol s’e kam pasur këtë përgjegjësi… Pasi të kalon roli i parë, vendosim e marrim këtë përgjegjësi, pastaj mund të na gjykoni. Atëherë mund të na thoni, keni të drejtë kushtetuese. Atëherë mund të argumentojë…”, tha ai në RTV Dukagjini.