Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nuk e kupton thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për çështjen e referendumit. Abdixhiku ka thënë se për LDK’në, kjo çështje është e mbyllur, raporton Express.
“Nuk ka nevojë për trajtim parlamentar fare. Për LDK’në, mbajtja e kësaj seance është një cështje e mbyllur para se të nisë”, ka thënë Abdixhiku.