Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas grabitjes së armatosur që ndodhi para disa orësh në kryeqytet.
Ai e quajti gjendje të jashtëzakonshme që brenda një muaji ndodhën 14 plaqkitje të armatosura.
Ai e quajti gjendje të jashtëzakonshme që brenda një muaji ndodhën 14 plaqkitje të armatosura.
“14 plaçkitje për 1 muaj – me një polic të vrarë në detyrë – s’është gjendje e zakonshme; është gjendje e jashtëzakonshme. Është gjendje frike, tmerri e anarkie. E nisën njëherë me banka, tash plaçkisin markete, punëtori e dyqane. S’kalon ditë pa një lajm grabitjeje; në mes të vendbanimeve – në mes të ditës. Banditë të armatosur bëjnë rendin në rrugë; sillen të egër, të lirë e të paprekur – dhe shteti mbetet ende në gjumë”, thuhet në reagimin e Abdixhikut.
Ai tha se institucionet përkatëse duhet të punojnë ose të lirojnë vendin e tyre për dikë tjetër.
“Udhëheqësit e ministrisë, policisë, e intelegjencës kanë veçse një detyrë, të krijojnë minimalisht rend e qetësi. Nëse s’mund të bëjnë një gjë të tillë, le të lëshojnë rrugë për të tjerë djem e vajza që i japin këtij vendi erë shtet!”, ka shkruar Abdixhiku.