Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova për nder të Pavarësisë së Kosovës.
Abdixhiku ka qenë i shoqëruar nga bashkëpunëtorë dhe kryetarë komunash.
Nga aty, kreu i LDK-së tha gjatë periudhës më të rëndë të popullit të Kosovës Rugova ishte dritë, ishte shpresë e motiv për lëvizjen më të madhe për liri, pavarësi dhe demokraci.
“Sot në 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nderuam atin themeltar të kësaj Republike, presidentin historik Ibrahim Rugova, prirja e të cilit gjatë periudhës më të rëndë të popullit të Kosovës ishte dritë, ishte shpresë e motiv për lëvizjen më të madhe për liri, pavarësi dhe demokraci. Në këtë 17-vjetor nderojmë po ashtu të gjithë martirët, dëshmorët dhe heronjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjen Jashari sakrifica e të cilës na qëndron në gur themelet e kësaj shtetësie siç nderojmë edhe aleatët tanë që na qëndruan krah nesh në periudhën më të rëndë historike”, tha Abdixhiku.