Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar katër projektet kryesore kulturore të kësaj partie, të cilat tha se do të jenë pjesë e kompleksit më të madh kulturor të Kosovës.
“Me shpresë se keni rrymë, e përtej temave populliste e patetike, përtej lojës me certifikim të Listës Serbe, si mjet i ndarjes së panevojshme brendashqiptare, më lejoni të ju drejtoj e të ju flas nga e ardhmja”, ka thënë Abdixhiku.
Teksa ka folur për katër projektet kryesore kulturore Abdixhiku ka thënë se këto projekte do ta transformojnë kulturalisht Kosovën dhe se do t’i japin vendit tonë identitetin kulturor që duhet ta ketë!
“Këtu, më poshtë, janë katër projektet tona kryesore kulturore, pjesë e kompleksit më të madh kulturor të Kosovës, të cilin do ta bëjmë pas 9 shkurtit. Kosto e gjithëmbarshme e këtyre koncept ideve është rreth 60 milionë euro; pak a shumë sa u shpërndanë në një ditë. Nga Teatri i Ri Kombëtar, tek Teatri i Operas dhe Baletit, nga Muzeu i Artit Bashkëkohor e Muzeu i Paqes dhe Rezistencës – janë katër objekte moderne, në një lokacion të njëjtë, në një vend që do të teansformojë kulturalisht Kosovën. Katër institucione të fuqishme që i japin vendit tonë identitetin kulturor që duhet ta ketë!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.