Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, nisi serinë e takimeve në fshatin Turjakë të Malishevës, ku u prit me entuziazëm dhe mbështetje të jashtëzakonshme nga banorët.
Ai theksoi se këtë të dielë shtroi ftesën për tubimin madhështor të 11 janarit dhe njoftoi se kjo ringritje kombëtare do të kulmojë me festën e 9 shkurtit.
Abdixhiku falënderoi qytetarët për interesimin dhe mbështetjen, duke theksuar se momentum-i i mirë dhe pritjet pozitive janë dëshmi e forcës në rritje të LDK-së.
E plotë: