Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim kreun e SBASHK-ut, Rrahman Jasharajn. Pas këtij takimi, Abdixhiku ka kërkuar dialog në mënyrë që të tejkalohet situata e krijuar.
Ai theksoi se gjendja e fundit që duhet tani është penalizimi i fëmijëve, përcjell teve1.info
“Ne konsiderojmë se dialogu mes Sindikatave të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës është bazë e funksionimit shoqëror demokratik të Kosovës. Ne kemi nevojë për dialog, kemi nevojë për mirëkuptim, në mënyrë që të nxënësit tanë të kthehen sa më parë në shkollat tona, por dhe mësimdhënësit tanë në të gjitha nivelet t’i kthhet dinjiteti që e meritojnë”, tha Abdixhiku.
Kreu i LDK-së potencoi se ndalja e pagave nga Ministria e Financave është joligjore.
Ndërkaq Jasharaj e ka kritikuar Qeverinë për situatën e krijuar.
“Qeveria po mundohet ta shtypë zërin sindikal”, tha ai pas takimit.
Këshilli grevist i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka kërkuar takim me të gjitha partitë parlamentare si VV, PDK, LDK, AAK dhe 6 Plus, ndërsa sot janë ftuar nga LDK në ora 11:00 dhe PDK në ora 14:00.
Takimi me partitë parlamentar vjen pas mospërmbushjes së kërkesave të BSPK-së nga ana e Qeverisë së Kosovës për rritje të pagave për punonjësit publik dhe si pasojë e hyrjes në grevë të përgjithshme të punonjësve të disa sektorëve si: arsimit e administrata.