Kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku është takuar sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Abdixhiku në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se Kosova dhe Shqipëria kanë të ardhme të mirë kur trajtojnë hapur e afër çdo temë e rrugëtim.
“Kafen e mëngjesit e pimë bashkë në Prishtinë; afër Sheshit Skënderbeu. Kosova dhe Shqipëria kanë të ardhme të mirë kur trajtojnë hapur e afër çdo temë e rrugëtim”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se në Prishtinë është duke u mbajtur mbledhja e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.