Shkruan: Arbër Ismajli
Heroi i kombit “Abdullah Tahiri” është kthyer përjetësisht në bronz, në vendin ku u arrestua nga ata të cilët menduan që ai kurrë nuk do të jetë pranë nesh. Iliri, Albana, Republika e Trimi, fëmijët e Abdullahit, janë emra të cilët simbolizojnë më së miri epitetin e heroizmit dhe atdhedashurinë për vendin nga Abdullah Tahiri.
Përmbysja e tabakut në menzën e studentëve të cilat i dhanë rrugë demonstratave të vitit 1981, thirrja dhe organizimi për t’iu bashkuar UÇK-së, dhe vetë-organizimi dhe mobilizimi ushtarak i Abdullah Tahirit, bënë që ky njeri të jetë gjithmonë nismëtarë i betejave ushtarake kundrejt një regjimi të cilin nuk e duronte dot.
Nga ai mësuam se, edhe pas luftës do të ketë ‘luftë’, por vetëm do të ndërrohen mënyrat e saj, kësaj rradhe, luftë në paqe. Abdullah Tahiri do të mbahet mend si njeri me vizion diplomatik, ushtarak dhe kombëtar, vizione të cilat do të jenë përgjithmonë në mbamendjen e shqiptarëve.