Partia Demokratike e Kosovës, ka mbledhur sot Këshillin Drejtues të këtij subjekti.
Këtë e ka bërë të ditur vet zëdhënësi i kësaj partie, Faton Abdullahu, përmes një reagimi në facebook, ndërsa shkruan se ”Pa PDK-në e han dreqi këtë vend”.
Tutje ai thotë se ideja e këtij takimi, sipas tij është të ndalet e keqja me ofertë të re të PDK-së.
Postimi i plotë:
Pa PDK-në e han dreqi këtë vend. Prandaj jemi mbledhur sot si “Këshill Drejtues” që ta ndalim të keqen me ofertë të re, me alternativë të mirë të cilën e meritojnë qytetarët e Kosovës. Me PDK-në 👍