Abdyl Gashi është emëruar zyrtarisht Nënkryetar për Komunitete i Komunës së Artanës, duke marrë një përgjegjësi të rëndësishme në qeverisjen lokale dhe përfaqësimin e komuniteteve në komunë. Emërimi i tij vjen pas besimit të dhënë nga Kuvendi Komunal, duke shënuar një kapitull të ri në angazhimin institucional të Lëvizjes Vetëvendosje! në Artanë.
Me rastin e marrjes së detyrës, Gashi ka theksuar se bashkëpunimi me qytetarët, përfshirja e të gjitha komuniteteve dhe transparenca në punë do të jenë parimet themelore të ushtrimit të funksionit të tij. Ai ka premtuar përkushtim maksimal në shërbim të interesit publik dhe zhvillimit të komunës.
Ndërkohë, Kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Artanë ka uruar Abdyl Gashin për detyrën e re, duke vlerësuar punën, angazhimin dhe kontributin e tij të vazhdueshëm në shërbim të qytetarëve.
“Urime Abdyl Gashi për emërimin në detyrën e Nënkryetarit për Komunitete të Komunës së Artanës. Besojmë se me profesionalizëm dhe përkushtim do të përfaqësojë denjësisht interesat e qytetarëve dhe të gjitha komuniteteve në komunën tonë”, thuhet në urimin e Kryetarit të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Artanë./Radio Star/

